Një person, i konsideruar si hajdut dhe i sëmurë psikologjik është filmuar në kamerat e familjes duke parë foshnjen dhe gruan që po flinte, por nuk shkaktoi asgjë të rëndë.

Edhe pse në shtëpi kishte pajisje të shtrenjta, ai nuk kishte bërë vjedhje. Familjarët kupuan cfarë kishte ndodhi kur panë se dera pranë dhomës së gjumit ishte e hapur.

Gjëja e parë që bënë ishte kontrolli i kamerave ku duket qartë një burrë që vështron foshnjen dhe gruan teksa flenë. Pavarësisht se nuk kanë patur asnjë dëmtim ndihen tepër të rrezikuar.

"Kjo pjesë është e frikshme, nuk ndihesh i sigurtë në shtëpinë tënde", tha burri i shtëpisë për Fox 13. Ndërsa gruaja që po flinte ndihej e frikësuar nëse kishte fotografuar ndonjë moment apo pjesë të trupit të saj që është tepër intime.

Cifti që gëzon vogëlushen 2-vjecare janë të pasigurtë nëse është një njeri që ata e njohin apo dikush që ka hyrë nga garazhi.

/Ora News.tv/