Sezoni aktual do të jetë i fundit për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Barzagli. Lajmi është konfirmuar nga vetë 37 vjeçari, i cili ka njoftuar se do të var këpucet në fund të këtij edicioni.

“Kam menduar shumë rreth së ardhmes. Kur je futbollist ti ke shumë probleme duke menduar për të ardhmen sepse lëndimet të detyrojnë ta bësh atë”– ka thënë Barzagli për ‘Sky Sport Italia’.

Barzagli pati sezonet më të mira nën urdhrat e Antonio Contes, ku së bashku me Chiellini dhe Bonucci kishin krijuar një treshe të jashtëzakonshme në mbrojtje. Ndërkohë, këtë sezon, Barzagli e ka humbur vendin e titullarit, duke u aktivizuar me pikatore.

/Ora News.tv/