Pas më shumë se një dekade në "Allianz Arena", Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga Bayern Munich. Francezi dhe holandezi janë futur në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në Gjermani, me kontratën që skadon në qershorin e këtij viti.

Edhe pse në një moshë të madhe, interesi për ta është i lartë. Interes për Ribery kanë shfaqur skuadra nga Australia dhe Katari, me këto të fundit që duket se përmbushin edhe kërkesat e 35 vjeçarit.

Siç bën me dije gjermania "Kicker", francezi ka marrë një ofertë faraonike nga skuadra e Al-Sadd, ekip ku aktivizohet edhe ish-ylli i Barcelonës, Xavi Hernandez. Ndërkohë, interes për Robben kanë shfaqur skuadra si Inter, PSV dhe Groningen.

/Ora News.tv/