E BUJSHME/ Menaxheri i njohur sheh nga afër skuadrën e kryeqytetit, mban shënime për disa futbollistë

Futbolli kosovar ka pësuar një rritje të madhe në sezonin e fundit, duke tërhequr vëmendjen e shumë skautëve të skuadrave Europiane.

Një prej menaxherëve më aktiv është edhe ish-mesfushori i kombëtares kuqezi, Altin Lala. 43 vjeçari është i njohur si agjent i yllit të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. I asistuar nga Lala, Rashica bëri hapin cilësor në janarin e vitit të kaluar, teksa firmosi nga Vittese për Werder Bremen për 7 milionë euro.

Lëvizje të tilla pritet të jenë të shumta edhe në merkatot e ardhshme, me Lalën që është nisur me mision për të gjetur talente të rinj në "tokën e premtuar" të Kosovës.

Ai ka qënë prezent në stadiumin "Fadil Vokrri" për të ndjekur nga afër duelin mes Prishtinës dhe Drenicës, duel i fituar nga kryeqytetasit me shifrat 2-0. Ende nuk dihet se kush ka qënë në "lupën" e Lalës, por misioni i tij në Kosovë nuk pritet të mbyllet këtu.

EMISIONET