E bujshme/ Kriza me Interin, Icardi takim kokë më kokë me zyrtarë të skuadrës së njohur

E bujshme/ Kriza me Interin, Icardi takim kokë më kokë me

Dritë në fund të tunelit për marrëdhënien mes Mauro Icardit dhe Interit.

Janë këto të fundit që bërë hapa pas, teksa kanë zhvilluar ditën e sotme një takim kokë më kokë me sulmuesin si dhe agjenten e tij, Wanda Nara. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare në internet e klubit zikaltër, që ka pohuar se ka pasur takim mes palëve për një zgjidhje evidente të situatës.

"Menaxheri i përgjithshëm Beppe Marotta takoi sot Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Ishte një takim miqësor, që synonte gjetjen e një zgjidhjeje që i përshtatet të gjithëve".-thuhet në statusin e zikaltërve në rrjetin social "Twitter".

Mbetet për t'u parë se çfarë rezultati do të sjellë ky takim, mes spekulimeve që sulmuesi vuan nga një dëmtim në gju si dhe një marrëveshje të mundshme të argjentinasit me një skuadër tjetër.

Icardi nuk luan për Interin që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 13 shkurt.

EMISIONET