E bujshme/ Josep Maria Bartomeu paralajmëron largimin e Leo Messi-t

E bujshme/ Josep Maria Bartomeu paralajmëron largimin e Leo Messi-t

Lionel Messi po kalon vitet e fundit në fushën e blertë dhe te Barcelona kanë nisur përgatitjet për të përballuar largimin e tij. Një gjë të tillë e ka pohuar presidenti i blaugranëve, Josep Maria Bartomeu.

Në një intervistë për "BBC Radio Five Live" Bartomeu tha se në klub janë gati të dëgjojnë vullnetin e lojtarit dhe për këtë kanë nisur të transferojnë në skuadër lojtarë të mëdhenj.

"Unë e di që një ditë Lionel do të thotë se po tërhiqet. Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen. Ne po sjellim lojtarë të mëdhenj në ekip, sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë. Mandati im do të përfundojë pas dy sezonesh, kështu që unë duhet të largohem nga klubi në një pozitë të mirë dhe t'i them presidentit të ri, kjo është trashëgimia jonë"."-tha mes të tjerash numri 1 i Katalanasve.

Argjentinasi ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist në "Camp Nou", ku ka shënuar 581 gola nga 665 paraqitja për gjigandët katalanas në të gjitha garat. Aktualisht në kontratën me Barcelonën, Leo Messit i kanë mbetur vetëm dy vite e gjysëm.

EMISIONET