Një njeri i vetmuar mbeti i habitur kur zbuloi se një qenush i vogël që ai bleu për kompaninë në fakt ishte diçka krejt ndryshe.

Punonjësi i zyrës, identiteti i të cilit nuk u zbulua, vendosi të blinte atë që besonte se ishte një "qen i vogël i zi" nga një shitës lokal me një çmim shumë të lirë.

Megjithatë, me kalimin e kohës filluan dyshimet për kafshën, pasi nuk po rritej.

Ai ndau shqetësimin në internet, duke kërkuar ndihmë nga njerëzit për të zbuluar se çfarë race qeni mbante në shtëpinë e tij.

Në fund, u zbulua se "qeni" ishte në fakt një bamboo rat që jeton në Azinë lindore dhe ushqehet kryesisht me bambu dhe bimë të tjera.

Pa e ditur se si të kujdesej siç duhet për miun e madh, ai vendosi ta heqë atë.


/Ora News.tv/