Është folur gjatë për kalimin e Maurizio Sarrit te Juventus, por dukej se pista është futur në xhirot e saj të fundit. Të paktën këtë raporton "Sky Sport", që zbulon se mes palëve kanë mbetur edhe detajet e fundit.

"Chelsea do të marrë një kompensim minimal, i përbërë nga një pjesë fikse dhe një pjesë e ndryshueshme bazuar në rezultatet që trajneri do të marrë me bardhezinjtë"-shkruan media italiane, e cila vijon.

"Paratici dje u takua me Marina Granovskaia për të përfunduar marrëveshjen. Ai do të mbyll kontratën me Blutë e Londrës të premten dhe do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Juven. Si zëvendës të tij te Juventusi, Sarri ka zgjedhur Martusciellon.
"-mbyllet artikulli i "Sky".

Sarri do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin te Juventusi, i cili u largua pas magjisë 5 vjeçare te torinezët. Ish-trajneri i Napolit fitoi titullin e UEFA Europa League në sezonin që u mbyll, teksa ndihmoi Chelsea për tu pozicionuar i treti në Premier League.

/Ora News.tv/