Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri malazez Dushko Markoviç do të qëndrojë në Kosovë me 14 dhe 15 shkurt.

“Kryeministri i Malit te Zi do ta vizitojë Kosovën me 14 dhe 15 shkurt 2018”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për gazetën Zeri në Kosovë.

Kjo vizitë e tij do të realizohet me ftesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit kishte deklaruar se në fokus do të jetë rritja e bashkëpunimit ndërshtetëror, duke mos mohuar se temë do të jetë edhe shenjëzimi i kufirit.

Përveç takimit me Haradinajn, Markoviç sipas agjendës që ishte bërë publike javën e kaluar, (kur edhe dështoi vizita e tij për shkaqe atmosferike) do të zhvillonte takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Mirëpo në përgjigjen e Qeverisë dhënë “Zërit”, thuhet se agjenda e vizitës se Maroviç do të ndryshojë. 

“Agjenda e plote e vizitës se tij, do te shpërndahet me kohe. Nuk do te jete e njëjta nga vizita e planifikuar herën e kaluar”, ka thënë Donjeta Gashi për “Zeri.info”, nga zyra për informim e kryeministrit Haradinaj.

/Ora News.tv/