Dzeko: Goli ndaj Chelsea më i miri në karrierën time (VIDEO)

Dzeko: Goli ndaj Chelsea më i miri në karrierën time (VIDEO)

Pas një sezoni të lodhshëm dhe mjaft impenjativ, sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është gati për të "ikur" larg fushave të blerta dhe të relaksohet.

Boshnjaku,pati një sezon fantastik me Romën këtë edicion ku arritën deri në gjysmëfinale të Champions League, ndërsa me pak fat do të mund ta preknin edhe finalen.

Në një intervistë për mediat boshnjake, Dzeko tregoi se kush është goli më i mirë i këtij sezoni.

"Goli i parë ndaj Chelseat ishte goli më i mirë i sezonit, ndoshta edhe më i miri në karrierë. Unë gjithmonë kam ëndërruar që të shënojë gola të tillë pasi nuk është lehtë të shënosh në atë mënyrë, madje nuk është lehtë as në stërvitje,”-tregon Dzeko.

Në fazën e grupeve në Champions League, Roma u përball me Chelsean dhe në Londër, ish-ylli i Cityt shënoi një gol majft të bukur.

EMISIONET