Dzeko bën "heroin", Roma ndjek hapin e Juves e Napolit

Dzeko bën "heroin", Roma ndjek hapin e Juves e Napolit

Një gol i Edin Dzeko në frymën e fundit, i ka dhënë 3 pikët e para Romës. Verdhekuqtë mposhtën në transfertë Torinon, me shifrat minimale 1-0. Në "Olimpico di Torino" dominimi i miqve ishte i dukshëm, por duhet të vinte minuta e 89-të që të shënonin, gol që rezultoi dhe ai i fitores.

Shpëtimtar ishte sulmuesi boshnjak Edin Dzeko që i shërbyer në zonë nga Kluivert lëshoi një silurë direkte me të majtën, me sferën që u ndal vetëm nga rrjeta. Pas kësaj fitoreje, Roma bashkangjitet me Juventusin dhe Napolin në krye të klasifikimit.

EMISIONET