Dyshonte se gruaja e tradhëtonte, burri vret djalin 4-vjeçar dhe më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ditën e djeshme, pasi një 27-vjeçar vrau djalin e tij 4-vjeçar dhe më pas u vetëvra.

Sikurse raportojnë mediat greke ngjarja është regjistruar në zonën e Halandrit dhe shkak dyshohet se është bërë një lidhje jashtëmartesore që viktima pretendonte se kishte gruaja e tij.

Së fundmi çifti kishte pasur shumë probleme dhe grindjet mes tyre ishin shtuar.

Detaje nga ngjarja - Ditën e shtunë në mbrëmje, çifti kishin pasur një konflikt nëpërmjet telefonit. Më pas ditën e dielë gruaja po përpiqej të komunikonte me burrin, i cili kishte edhe djalin, por askush nuk po i përgjigje në telefon.

Gruaja kishte shkuar në shtëpinë ku ndodhej edhe i biri, por sapo kishte hyrë në shtëpi, komshinjtë deklarojnë se nëna e 4-vjeçarit kishte nisur të bërtiste me të madhe.

Dëshmitë e fqinjëve -Unë po vija vërdallë në shtëpinë time dhe më thonë se diçka ka ndodhur. Afrohem pranë vendit të ngjarjes dhe më thonë se një baba ka vrarë djalin e tij, 4-vjeçar dhe më pas kishte kryer vetëvrasje. Shihja që edhe policia po zbriste nga shtëpia me lot në sy, ndërsa unë u rrëqetha i tëri”,-  tha njëri prej banorëve të zonës.

“Ne nuk i njohim ata, por i kisha parë dhe dukeshin njerëz të mirë. Të atin pjesën më të madhe të kohës e shihja duke luajtur me të birin dhe nuk e di çfarë mund ta ketë çuar në vrasjen e të tij”, - deklaroi një tjetër fqinj.

Dyshohet se i riu 27-vjeçar kishte problem psikologjike, pasi pak kohë më parë kishte humbur të atin.

Ai madje kishte lënë edhe një shënim pak para se të vetëvritje, por nuk ka shumë detaje. Thuhet se në shënimi mbaronte me fjalën "një falje e madhe".





EMISIONET