Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin "360 Gradë", në RTV Ora u shpreh se nëse do të ishte këshilltari i kryeministrit Edi Rama do t’i kërkonte atij të shpërndante parlamentin dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Dyrnjaja: Po të isha këshilltar i kryeministrit sot do ta këshilloja të shpërndante parlamentin dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në çdo rrethanë, çdo akt tjetër politik është një falsitet, rrethanat nuk janë normale. Nëse Rama është kaq shumë i verbuar pas pushtetit dhe nuk shikon përtej kësaj që unë them atëherë kostot do jenë ato që ai do ti marri përsipër vetë dhe i di vetë.

Praktikisht vendi  nuk është në normalitet dhe kjo gjë ka ardhur për shkak se Rama ka kontribuar për ta prerë degën e pushtetit të vet. Nuk është opozita ajo që do ta rrëzojë Ramën, edhe Rama ai që do ta rrëzojë Edi Ramën. Rama i dogji disa etapa të vetat politikisht në qeverisje më shpejt sesa ai vetë e ka menduar. Ky është shansi i politikës dhe duhet të vuajë kostot e veta për këtë gjë. 


/Ora News.tv/