Dyrnjaja: Interesa nga të gjitha partitë bashkohen kundër reformës në drejtësi

Dyrnjaja: Interesa nga të gjitha partitë bashkohen kundër

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila, duke marrë shkasë nga akuzat ndaj Bujar Sheshit, tha se reforma në drejtësi nuk do të ndalet pavarësisht sulmeve.

Dyrnjaja: Duket sikur po ngrihet një pengesë por do të jetë shumë e vështirë për ta penguar reformën në drejtësi. Është një tren që është nisur dhe mund të ndalet me Bujar Sheshin apo pa Bujar Sheshin. Do jetë dikush tjetër që do marrë atë rol SPAK-u do të bëhet dhe Byroja e Hetimit do të bëhet. Kush mendon se nuk do të bëhet, e ka problemin me veten sepse nuk e ndal dot këtë proces. Sa eficent do të jetë, kjo duhet parë. Këtë vit, besoj se do të strukturohen vetëm organet. Ky rasti na tregon se nuk do të jetë i parë. Janë ngritur gjithë interesat dhe konvergojnë në një pikë; të bllokojmë reformën. S'ka rëndësi nëse je socialsit apo demokrat. Halli fillon që nga këta 800 njerëzit, prokurorë dhe gjyqtarë nga të cilët ne nuk përzgjedhim dot ca njerëz për institucionet e reja. 


EMISIONET