Dyrnjaja debate me Spahiun në "360 Gradë"

Dyrnjaja debate me Spahiun në "360 Gradë"

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate me deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu, duke theksuar se njerëzit nuk i besojnë pasi deri dje kanë qenë në pushtet me Ramën dhe sot janë kundër tij. Deputeti Spahiu tha se mandatet në Tiranë janë të djegura për sa kohë kryesuesi i listës është nën akuzë.

Pjesë nga debatet: 

Dyrnjaja: Digjeni mandatet.

Spahiu: Unë kam thënë që ato 19 mandatet në Tiranë kanë rënë që atë ditë. Tirana ka 19 deputetë të udhëhequr nga një deputet që është nën akuzë shumë të rëndë. Ne flasim për gjëra mjaft të rënda që nuk ndodhin askund. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese. Ose do të dalim ne dhe ta ndalojmë. Kemi 4 javë që mblidhemi dhe merremi me 4 pika kryesore.

Dyrnjaja: Ore ku dinë banorët e Kalisit çfarë është Gjykata Kushtetuese. Njerëzit nuk ju besojnë. Idrizi ishte deri dje në qeverisje dhe del sot dhe thotë kryeministri është kështu.

Spahiu: Përveç LSI dhe PDIU, ka edhe një grup njerëzish që janë të papërfaqësuar. Bëje edhe ti opozitën. Mblidhuni edhe ju.


EMISIONET