Dyfishohet prodhimi i energjisë, ulet importi, rritet eksporti

Dyfishohet prodhimi i energjisë, ulet importi, rritet eksporti

Prodhimi i energjisë elektrike, gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, është dyfishuar, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas raportit të INSTAT, Ky prodhim i energjisë elektrike u realizua nga hidrocentralet publike në masën 66,3 % të prodhimit neto vendas dhe nga hidrocentralet private dhe koncensionare që realizuan 33,7 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Përveç rritjes së energjisë elektrike gjatë këtij 3-mujori edhe konsumi ka shënuar rritje, ndërsa humbjet në rrjet kanë pësuar ulje. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuon me 3,8 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej 0,8 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike, ka ndikuar në uljen e importeve nga vendet e tjera me rreth 3,3 herë dhe si rrjedhojë ka shënuar rritjen e eksporteve të me rreth 6,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

EMISIONET