Dy viktima në Shkodër, babai i 7 fëmijëve gjendet i mbytur, 57-vjeçari bie nga ballkoni

Dy viktima në Shkodër, babai i 7 fëmijëve gjendet i mbytur,

Një efektiv i policisë u gjet i mbytur në lumin Kir në Shkodër mesditen e të enjtes.

Trupi i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve u gjet në rretha të paqarta nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë.

Dyshimet janë se ai është vetëmbytur dhe shkak mund të jetë bërë gjendja e rënduar ekonomike

Por nuk përjashtohen as pista të tjera në lidhje me ngjarjen, ndaj grupi hetimor po merr në pyetje familjarë dhe kolegë të 52 vjecarit Shkalla.

Ndërkohë në qytetin e Shkodrës, një 57 vjecar humbi jetën në një tjetër ngjarje që ndodhi në rrethana ende të paqarta.

Albin Hiluku 57 vjeç ra nga ballkoni i katit i apartamentit në katin e pestë të këtij Pallati në zonën e njohur si “Sahati”.

57 vjeçari ka qënë i vetëm në banesë, në momentin e ngjarjes së rëndë pasi bashkëshortja ndodhej në shkollë dhe fëmijët e ciftit në shkollë.

Policia pritet të marrë në pyetje familjarët, për të kuptuar nëse ngjarja ka qënë aksidentale, apo ka qenë vetëvrasje. viktima Albin Hiluku ishte pronar i një pikë këmbimi valutor në qender të Shkodres, ku punonte me bashkeshorten e tij.

EMISIONET