Gjykata e Vlorës la në burg Romario Alirajn dhe biznesmenin Arben Velikon të akuzuar se sajuan një atentat me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE.

Seanca u shoqërua edhe me momente tensioni pasi biznesmeni ofendoi dhe kërcënoi gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin seancën gjyqsore.

Ngjarja u inskenua më 12 maj pranë Urës së Mifolit, ku i riu Aliraj denoncoi në Polici se e sulmuan me 25 plumba kallashinikovi ndërsa udhëtonte në makinën e tij.

Për të përforcuar alibinë ai doli edhe në media duke deklaruar se i njihte ata që tentuan ta vrasin.

Por fakti që i riu nuk kishte asnjë plagë në trup e bëri të dyshojë grupin hetimor i cili me anë provës faktoi se nga një sulm i tillë kjo do të ishte e pamundur.

Mbi këtë bazë ata ngritën e dyshimin se ngjarja ishte një inskenim dhe i vunë në pranga dy shokët.

Hetimet më pas provuan se e gjitha ishte bërë për shkak të borxheve të biznesmenit Veliko. Dhe në këtë mënyrë ata synonin përfitimin e azilit.

Ngjarja u shenua me 12 maj 2019




/Ora News.tv/