Dy realitetet më të ashpra të jetës që nuk e shmangin dot vdekjen

Dy realitetet më të ashpra të jetës që nuk e shmangin

Plakja dhe kanceri janë dy realitetet më të ashpra por të pashmangshme të jetës si një organizëm multi-qelizor. Ndërsa njerëzimi mund të përpiqet të trajtojë njërën ose tjetrën, vdekja eventuale është e garantuar matematikisht, sipas një studimi të ri.

Një grup studiuesish në Universitetin e Arizonës, kanë zhvilluar modelin e parë të përgjithshëm të ndërveprimit ndërmjet konkurrencës ndër organizmat shumë qelizor të plakjes dhe fillimit të zhvillimit të kancerit tek njerëzit.

Modeli pohon se plakja është një tipar themelor dhe i pashmangshëm i jetës organizmave që njohim, siç edhe dihet tashmë.

"Plakja është matematikisht e pashmangshme -seriozisht e pashmangshme. Logjikisht, teorikisht, matematikisht nuk ka asnjë rrugëdalje", tha Joanna Masel, bashkautore e studimit dhe profesore e biologjisë evolucionare në Universitet.

Masel dhe kolegu i saj, hulumtuesi post doktoral Paul Nelson, botuan gjetjet e tyre në një studim të titulluar "Konkurrenca Ndërcellulare dhe Pashmangshmëria e Plakjes Multicellulare", në edicionin e fundit të Proceedings of the National Academy of Sciences.

Modelet e tanishme paraqesin se në qoftë se ne mund të përsosim procesin e pastrimit midis qelizave, teorikisht ne mund të vonojmë procesin e plakjes për një kohë të pacaktuar.

Megjithatë, mbijetesa e fundit e një organizmi multicellular varet jo vetëm në efikasitetin e çdo qelizë individuale, por edhe në ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis qelizave.

Dy gjëra ndodhin kur me kalimin e viteve: qelizat ngadalësohen dhe përkeqësohen, siç dëshmohet nga flokët tanë që po kthehen në gri kur rritemi ose norma e rritjes së qelizave rritet me shpejtësi, e cila është një shkak themelor i kancerit, edhe nëse nuk materializohet në tumoret malinje që krijojnë dukshëm simptomat.

/Ora News.tv/

 

EMISIONET