Dy megaoperacione antidrogë në Itali, shkatërrohen dy organizata kriminale

Dy megaoperacione antidrogë në Itali, shkatërrohen dy organizata

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antidroga italiane ka ekzekutuar dy megaoperacione, të cilët kanë vënë në pranga dhjetra trafikantë lëndësh narkotike e janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge.

Mbi 200 trupa policorë kanë shkatërruar një organizatë narkotrafikatësh që vepronte në rajonet e Molisses, Campania e Puglia.

Droga trafikohej nga Puglia e më pas shpërndahej në tregjet e shitjes në territorin e Molisses. 22 trafikantë janë vënë në pranga e janë kontrilluar 51 banesa.

Ndërsa Antimafia Italiane në bashkëpunim me Drejtorinë antidrogë të provincës së Salernos kanë ekzekutuar në provincën e Salernos 12 urdhër arreste me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal.

Në këtë operacion morën pjesë mbi 100 trupa policorë së bashku me qentë antidrogë.

Gjatë ditës Policia italiane pritet të zbardhë detajet e 2 operacioneve.

EMISIONET