Dy lumenj prurje me sasi të larta, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Dy lumenj prurje me sasi të larta, parashikimi i motit për sot dhe

Dy lumenj të mëdhenj në vend do të kenë prurje të larta gjatë ditës së sotme në zonën veriore të vendit. Instituti i Gjeoshkencave, bën me dije se sot dhe nesër, lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Sa i përket parashikimit të motit,

Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperaturat

Nesër (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 12

në vendet e ulëta: 5 / 12

në vendet malore: -2 / 6 °C.

Era

Sot (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.

EMISIONET