Dy kategoritë që përjashtohen nga taksa e pronës

Dy kategoritë që përjashtohen nga taksa e pronës

Taksa e pronës e cila do të hyjë në fuqi në datën 1 prill do të përjashtojë dy kategori, kryefamiljarët pensionistë dhe familjet me ndihmë ekonomike.

E ftuar ne studion e lajmeve të Ora News, Adelina Farrici Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore tha se për këto dy kategori taksa do të zerohet.

Adelina Farrici: Ne duhet të flasim për dy risi që përmban ky ligj. Në zerimin e taksës për dy kategori që janë kategoria më vunerabël, kryefamiljarët pensionistë të cilët kanë në përbërjen e tyre pension, zerohet taksa e pronësisë dhe të gjitha familjet me ndihmë ekonomike që janë rreth 84 mijë familje në gjithë Shqipërinë. Të gjitha këto zerohen kundrejt kësaj takse. Kjo është një lajm i mirë për pushtetin vendor, një lajm i mirë për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë këtë taksë. 

Farrici tha se ashtu taksa e pronës do të jetë njësoj edhe për bizneset, vetëm se në këtë rast vlera do të jetë 0.2%. Ajo tha se deri tani ky grup interesi ka qenë pro në parim. 

Adelina Farrici: Nëse taksa e banesës për një banim është 0.05 %, e vlerës, për bizneset do të jetë 0.2 % e vlerës së pronës. Ne kemi qenë pjesë e  konsultimeve dhe kemi dërgua opinionet tona pas konsultimeve me bashkitë të cilat janë anëtare të kësaj shoqate, por paralelisht edhe me qytetarë dhe nuk është se kemi pasur një reagim negativ në këtë drejtim, madje në parim e kanë përkrahur këtë iniciative. Por kemi dërguar edhe opinionet tona dhe janë marrë në konsideratë përpara se të kthehet në ligj.

Farrici sqaroi se përllogaritja e taksës do të jetë e ndryshme për ndërtesat e vjetra, ndërsa theksoi se qytetarët kanë edhe të drejtën e ankimimit.

Adelina Farrici: Për ndërtimet e vjetra dhe të amortizuara do të bëhen përllogaritje të tjera. Do të ketë edhe verifikime ne terren dhe do ketë edhe ulje në këtë drejtim. Pra ka diferenca, janë ato të ndërtuara para 92 dhe gjithashtu edhe ata që të gjitha ndërtesat si rezultat i kushteve atmosferike mund të jenë të dëmtuara, do të bëhet një përllogaritje.

Qytetarët kanë të drejtën e ankimimit pranë njësisë vendore nëse shikojnë se ka një mospërputhje midis realitetit dhe asaj çka është llogaritur për taksën e tyre dhe trajtohet brenda 10 ditëve dhe nëse merr një përgjigje negative ka të drejta të anikmojë në Gjykatën Administrative.

EMISIONET