Dy javë e vdekur, policia gjen në banesë 63-vjeçaren në Korçë

Dy javë e vdekur, policia gjen në banesë 63-vjeçaren

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P 63 vjeçe jetonte e vetme në banesë.

Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë.

Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET