Dy grushte arbitrit, përfundon në pranga

Dy grushte arbitrit, përfundon në pranga

Argjentina është kthyer në një vatër dhune në muajt e fundit.

Një arbitër përfundoi në spital pasi mori dy grushta nga Luis Maciel. Pak sekonda para fërshëllimës së trefishtë, sulmuesi i Sporting i "fiku" llambat arbitrit, teksa e rrezoi në tokë.

"Pashë kronometrin! Aty kishte mbetur një minutë e gjysmë nga fundi i ndeshjes dhe pastaj i fikur: Nuk më kujtohet asgjë ".

Maciel reagoi pas kartonit të kuq të marrë nga shoku i skuadrës, Gabriel Cortinez. Pas episodit, Maciel përfundoi në pranga.





EMISIONET