Dy drejtues mjetesh në pranga, akuzohen për dy aksidente me vdekje në Tiranë

Dy drejtues mjetesh në pranga, akuzohen për dy aksidente me vdekje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, si autorë të dy aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen në kryeqytet.

Policia arrestoi shtetasin E.Q, 22 vjeç banues në Tiranë, pasi  duke drejtuar mjetin tip "Volswagen",  në rrugën “Asim Vokshi”,  ka aksidentuar shtetasin S.,SH ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

U arrestua gjithashtu edhe G.,B., 41 vjeç banues në Tiranë pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur në rrugën e “Dibrës” ka aksidentuar po me pasojë vdekje shtetasin G. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".


EMISIONET