Dy ditë rrugë dhe 4 mijë km, Kim Jong-un mbërrin në Vietnam

Dy ditë rrugë dhe 4 mijë km, Kim Jong-un mbërrin në

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbërritur në Vietnam, në pritje të një samiti me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Ky është takimi i dytë i dy liderëve që pason raundin e parë të Samitit që u zhvillua në Singapor vitin e kaluar.

Kim u prit me një ceremoni zyrtare në stacionin kufitar Dong Dang, ndërsa i ishte shtruar edhe një tapet i kuq.

Më pas lideri komunist i Koresë së Veriut nën masa të rrepta sigurie u nis drejt kryeqytetin Hanoi.

Në këtë takim, Kim shoqërohet nga motra e tij Kim Yo-jong dhe një nga negociatorët kryesorë të tij, ish-gjenerali Kim Yong-chol, të dy fytyra të njohura nga samiti i fundit me Trump.

Kim Jong un udhëtoi me tren nga Pheniani deri në Vietnam dhe ky udhëtim ka zgjatur dy ditë, duke bërë rreth 4000 kilometra.

Nëse Kim do të zgjidhte të udhëtonte me avion, ai do të kishte mbërritur për disa orë.

Ndërsa treni i Kim kalonte nëpër Kinë, rrugët dhe stacionet e trenit mbylleshin.

EMISIONET