Franca siguroi fitore 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e të martës duke grumbulluar plot 6 pikë në harkun e 3 ditëve, mirëpo kjo nuk i ka gëzuar shumë sulmuesin Antoine Griezmann.

Për të dytën ndeshje rradhazi pas asaj me Shqipërinë, Griezmann dështoi të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Isgte minuta e 28’ e ndeshjes, kur numri 7 i “gjelave” mori vrull me të majtën drejt portës së kundërshtarit por topi i tij u devijua nga portieri.

Kujtojmë që në ndeshjen me Shqipërinë topi Griezmann goditi traversën.

 Megjithë mosbesimin e tifozëve duket se trajneri Didier Deschamps është i pashqetësuar nga performanca e francezit.

Për gazetarët ai tha se ekzekutimin e penalltive e lë në dorë të lojtarëve në fushë, janë ata që zgjedhin.

Por kjo nuk është i vetmi moment kur Griezmann ka kaluar një situatë të tillë pasi edhe në vitin 2016 francezin e ndoqi një seri penalltish të humbura. Humbja kundër Realit të Madridit në finalen e Uefa Champions League si dhe në fillimin e sezonit. Gjithashtu ai humbi kundër Bayern Mynich dhe Valencias.

Për sa i përket kombëtares franceze humbja e dy 11 metërshave rradhazi nga Antoine Griezmann është rasti i vetëm që nuk ka ndodhur prej 10 vitesh tek “gjelat”.

/Ora News.tv/