Dushe e banjo publike, kërkesat e pushuesve në Durrës para sezonit turistik

Dushe e banjo publike, kërkesat e pushuesve në Durrës para

Dushe, banjo publike, më shumë siguri e pastërti janë kërkesat e pushuesve të parë në bregdetin e Durrësit që këto ditë të favorizuar edhe nga moti i mirë kanë qenë të shumtë. Bashkia e Durrësit thotë se i ka dhënë zgjidhje derdhjes së ujërave te zëza në det, por shqetësimet për infrastrukturën që ngrejnë pushuesit ende mbeten pa zgjidhje.

Sezoni turistik nuk ka nisur ende, por fundjavat mbipopullojnë plazhet me pushues nga qytetet shqiptare por edhe nga Kosova e Maqedonia.

Pamjet në video vijnë nga Durrësi, ku siç shihet numri i pushuesve që po i gëzohen diellit dhe detit është i shumtë dhe të çdo moshe.

Bashkia e Durrësit është zotuar për një sezon turistik që do ti rikthejë si zgjedhje e parë për pushime, duke garantuar pastërti dhe siguri.

Turistët përgjithësisht vlerësojnë masat, por kërkojnë të bëhet më shumë në cilësinë e infrastrukturës.

Dushe e banjo publike, ishin kërkesat e pushuesve në Durrës.

Pjesa e më e madhe e shfrytëzuan kohën për të marrë rreze apo për shëtitje  buze detit, ndërsa të shumtë ishin edhe ata që u futën në ujërat e Adriatikut.

Ndërkohë në brigjet e Vlorës mbërriti kroçera e parë për këtë vit që solli rreth 400 turistë të huaj.

Përveç qytetit të Vlorës, mësohet se ata do të vizitojnë edhe turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.

 

EMISIONET