Durrësi, me 30 000 m2 më shumë plazh publik

Durrësi, me 30 000 m2  më shumë plazh publik

Pas aksionit disa javor kundër informalitetit, vetëm në Durrës pushuesit do të ketë 30 mijë metër katrorë më shumë hapësirë publike për të shfrytëzuar. Nga takimi i task-forcës në Durrës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e vlerësoi këtë si një aksion me ndikim tejet pozitiv.

Pushuesit do të kenë 30 mijë metër katrorë më shumë hapësirë publike në bregdetin e Durrësit.

Pas aksionit disajavor të qeverisë kundër informalitetit, ministri i Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e njoftoi këtë në mbledhjen e radhës të task-forcës.

Klosi: Në total, rreth 30 mijë metra katrorë hapësira publike për qytetarët e thjeshtë që nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë shezlongët dhe komoditetin e stacioneve të plazhit, të shfrytëzojnë plazhet e bashkisë së Durrësit.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako, tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike rezultoi me impakt pozitiv dhe ekonomik.

Prej thuajse 1 muaji, institucionet e shtetit kanë ndërmarrë aksionin anti-informalitet, ku përfshihet dhe lirimi i plazheve të zaptuara nga subjektet private, duke i kthyer ato në hapësira publike.





EMISIONET