Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Dako: Do jemi gati para sezonit turistik

Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Dako: Do jemi gati para

Gati një muaj para çeljes së sezonit turistik qyteti i Durrësit është kthyer në një kantier ndërtimi. 6 rrugë në zona të ndryshme të qytetit po rikonstruktohen me fondet e bashkisë.

Nisja e menjëhershme e punimeve, po shkakton vështirësi në lëvizje në këto akse të mjeteve dhe këmbësoreve.

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duke iu përgjigjur interesit të RTV Ora mbi këto shqetësime, tha se ndërhyrjet do të përfundojnë para nisjes së sezonit turistik.

Vangjush Dako: "Po i paraprijmë me pastrimin e kanaleve dhe më pas me asfaltimin. Është një punë që bashkia e ka planifikuar. Nuk është për fushatë. Është momenti i duhur para sezonit turistik që ne të kryejmë këto punime."

Ndërhyrja sipas drejtuesve të bashkisë Durrës synon të shmangë kaosin e trafikut gjatë sezonit turistik, dhe përmbytjet gjatë muajve me shi.

Rrugët në rikonstruksion:

Rruga “Zef Ujkaj”

Rruga “Kristo Sotiri”

Rruga “Aleksandër Goga”

Rruga “Albania”

Rruga “Mujo Ulqinaku”

EMISIONET