Grabitja në Durrës, avokati kishte fshehur kasafortën në dhomën e vajzës

Grabitja në Durrës, avokati kishte fshehur kasafortën në

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes së kasafortës me rreth 350 milionë lekë në valuta të ndryshme, kursime të familjes së avokatit Edmond Saliu.

Tashmë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës së avokatit për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Ngjarja u rregjistrua ditën e premten e 12 prillit në lagjen Nr 4 të qytetit bregdetar, të Durrësit.

Si hynë në banesë-  Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Nga hetimet mësohet se autorët dyshohet të jënë futur nga dera kryesore. " Autorët kanë përdorur nje paisje e quajtur “paisja ruse” që hap pa dëmtuar me anë të vakumit dyer të blinduara. Në rastin në fjalë, ne nuk konstatuam asnjë shenjë dhunë në derën kryesore apo në dritare, kjo na shtynë të mendojmë se është përdorur pilërisht kjo paisje për të hapur derën" bëjnë të ditur burime nga grupi hetimit.

Grabitja e kasafortës-  Hajdutët kanë marrë kasafortën e vogël që ndodhej në dhomën e gjumit të vajzës së tij dhe janë larguar pa u pikasur nga asnjë prej banorëve të pallatit. Vetëm në momentin kur janë rikthyer familjarët kanë konstatuar se mungonte kasaforta.

350 milionë lekë-  Sipas burimeve, bëhet fjalë për një shumë rreth 350 milion lekë, në valuta të ndryshme, kursime të familjes Saliu. Vjedhja është pikasur nga vetë familjarët, të cilët fillimisht nuk e kanë konstatuar.

Hajdutët profesionistë-  "Kemi të bëjmë me profesionistë”,- thanë burime nga grupi hetimor. Të njëjtat burime thonë se autorët kanë pasur dijeni për kasafortën që ndodhej në banesën e familjes Saliu. Autorët kanë pasur informacion të detajuar. Ata e kanë mbajtur nën vëzhgim familjen Saliu

Avokati që u grabit- Edmond Saliu është një avokat i njohur në Durrës, pasi ka mbrojtur disa çështje. Ai ishte njëri nga dy avokatët që mbrojti dy vëllezërit Ekonomi, të cilet u akuzuan se rrahën për vdekje të 60-vjeçarin Agim Arapi, dosje në të cilin ishte i përfshirë edhe Jurgen Kurti, që u vra pak javë më parë në Tiranë.

Lexo me shume: Grabitet banesa e avokatit


EMISIONET