Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit mallra kontrabandë, ndërsa janë proceduar penalisht 5 persona, njëri prej tyre  doganier pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

Blutë e Durrësit sekuestruan kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë.

U proceduan penalisht:

Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

/Ora News.tv/