Durrës, Rama merr timonin e peshkarexhës, ironizon edhe protestën e opozitës

Durrës, Rama merr timonin e peshkarexhës, ironizon edhe protestën

Njësoj si në 25 qershor kur shqiptarët i besuan vetëm atij qeverisjen, kryeministri Rama ka marrë drejtimin i vetëm të një peshkaraxhe në Portin e Durrësit për të diskutuar problemet e këtij sektori. I vetëm në timon, kryeministri Rama nuk ka lënë pa ironizuar protestën e opozitës dhe batutat nuk kanë munguar as me vetë peshkatarët.

Rama: Rri kështu nga prapa se ka hall të datës 27. E mban mend si të kam gjetur herën e parë?! Dy gishtat të kishin ngel se vetë ishe zhytur në ujë. Tashi dole nga uji, puna është të thahesh dhe shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë.

Markata peshku, subvencione për peshkun e kaltër dhe ndërhyrje në port ishin premtimet që kryeministri bëri, ndërsa vetë ata kërkuan më shumë subvencione dhe ndërhyrje për ata që gjuajnë me dinamit.

Rama: Nga ana tjetër duhet të krijojmë sistemin e merkatove, pra të bëjmë atë bursën e peshkut.

Rama premtoi transformimin e Portit të Shëngjinit, ndërsa tha se në 4 vite synohet dyfishimi i vlerës së eksporteve nga 85që është aktualisht në 150 mln euro.

EMISIONET