Dy gra këmbësore janë përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, në lagjen nr. 17/1.

Sipas policisë "një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij BMW me targa AA 835 BD ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmësore.

Viktimt janë identifikuar si Bukurie Cufaj dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe, vjehrrë dhe nuse. Mësohet se dy gratë u përplasën sapo zbritën nga autobusi i linjës Durrës-Plepa.

Mësohet nga policia se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin po ecte mjeti, por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës në rrugë.

Në këtë rrugë numërohen të paktën 25 viktima nga aksidentet në harkun e dhjetë viteve, pa llogaritur aksidentet me pasojë plagosje apo aksidente të lehtë, duke u konsideruar si rruga e “vdekjes”.

Banorët e zonës kanë ngritur me dhjetëra herë shqetësimin pas ngjarjeve të një pas njëshme të aksidenteve, por situata nuk ka ndryshuar. Madje, sot banorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë për mungesën e ndriçimit dhe sinjalistikës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.



/Ora News.tv/