Abuzuan plazhet publike e tokat në Ishëm, arrestohen 4 ish zyrtarë

Abuzuan plazhet publike e tokat në Ishëm, arrestohen 4 ish

Katër ish zyrtarë të shtetit pëfunduan në pranga në Durrës, për abuzime me pronat dhe plazhet publike, vetëm një ditë pasi kryeprokurorja e Përkoheshme, Arta Marku kërkoi ritëm të ri hetimesh në intitucionin lokal të akuzës.

Ish-kryetar i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe tre vartës u arrestuan pasi Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë  “arrest me burg” pasi akuzohen se kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

Në pranga ka rënë edhe ish përgjegjësi i zyrës së Bujqësisë Ervin Shima, sekretarja arshivë protokoll e kësaj komune Ornela Shëmlikaj si dhe Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës.  

Operacioni nga prokuroria dhe Policia e Durrësit,  ishte finalizim një hetimi disa mujor ku ishin bashkuar disa procedime penale.

"Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016  dhe  nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve"

Por kjo është vetëm një nga dosjet e nxjehta të abuzimit me pronat në Durrës, pasi prokurori Afrim Shehu- dhe kreu i policisë Alfred Çepe thanë se kanë të tjera raste në hetim

Por ndërsa katër persona tashmë kanë përfunduar në qeli, dosja e abuzimeve me tokat dhe plazhet në Ishëm vijon të hetohet, siç bënë të qartë dy përfaqësuesit e agjensivve ligjzbatuese

Kush eshte arrestuar dhe perse akuzohet

1.  Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”  parashikuar 248, 248 – 25 dhe  259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2.  Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm)  e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4.  Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës)  e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale. 


EMISIONET