Durrës, digjen gjatë natës dy automjete në parkim

Dy makina u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02.50 te zona e njohur si ish-Goma e Vjetër, ish-Zyra e Punësimit.

Dy automjetet që janë djegur pjesërisht janë një automjet “Benz” dhe një “Wolksvagen Polo”.

Makina tip “Benz” me targa “AA809OR” në pronësi të shtetasit B.Dervishi është përfshirë fillimish nga flakët dhe më pas edhe mjeti që ndodhej i parkuar pranë tij.

Polica mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e saj.

 “Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen Nr 4 ,Durrës , ka rënë zjarrë në automjetin në pronësi të shtetasit B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr 4 ,Durrës për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç , banues në lagjen Nr 4 Durrës , i cili ishte i parkuar në afërsi”,- sqaroi policia, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetë shtetasi B.Dervishi thotë se mjeti i tij është djegur në mënyrë të qëllimtë nga persona me të cilët ai ka pasur konflikte, duke mos përmëndur emra konkretë.

Pak kohë më parë, Dervishi pati një konflikt me shefin e IKMT në Durrës, Ardian Halili.

Shkak për konfliktin është bërë një paralajmërim i Halilit për shëmbjen e një kioske në pronësi të Dervishit.


EMISIONET