Durrës, 51-vjeçarja dhunohet nga kunati për tokën me ullinj

Një grua është dhunuar brutalisht në Durrës nga një 61 vjeçar dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në zonën e Manzës në Durrës.  Gruaja e identifikuar si Qefsere Koleci, rreth 51 vjece është rrahur nga kunati Mehdiu bashkë me dy djemte e tij Algerti dhe Admiri!

Gruaja mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe fraktura në trup ndaj nga spitali i Durrësit ku është paraqitur fillimisht është sjellë për mjekim të specializuar në QSUT!

Ora Nevvs mëson se dy familjet janë në konflikt për një tokë të mbjellë me ullinj. Për këtë çështje, 61 vjecari ishte shoqëruar ditën të shtunë në Polici. Ndërsa të dielën, sapo ishte liruar ai është konfrontuar sërish me kunatën.

Policia e Durrësit tha se ka referuar në prokurori materialet hetimore ndaj Medi Kolecit dhe dy djemve të tij për akuzën vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentative.

EMISIONET