Një 35 vjeçar në Durrës ka gjetur vdekjen  pasi është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhurnë lagjen Nr.6, ku shtetasi F. K. është hedhur nga dritarja e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/Ora News.tv/