Durrës, 24 vjeçari sulmohet me thikë

Durrës, 24 vjeçari sulmohet me thikë

Një 47 vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi akuzohet se sulmoi me thikë një 24 vjeçar mbrëmjen e 29 dhjetorit  2017

Ngjarja është shënuar në lagjen nr 14 të Durrësit, pas jë konflikti të çastit  "për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) në pjesën e gjoksit shtetasin R. A.  24 vjeç, banues në Durrës" informon policia e këtij qyteti.

24 vjeçari  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa Adriatik Kokiçi 47 vjeç, banues në Durrës është arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.

EMISIONET