Duro njeh Kamzën: Do shikoni tjetër skuadër në fazat e ardhshme

Duro njeh Kamzën: Do shikoni tjetër skuadër në fazat e

Kamza e drejtuar nga tekniku Klodian Duro ka harruar se si fitohet. Kryeqytetasit janë mposhtur 2-0 nga Skënderbeu në javën e 9-të të Superligës, duke regjistruar kështu humbjen e gjashtë në këtë sezon. Statistika që dhembin jo pak në shtëpinë e Kamzës, diçka që është pohuar edhe nga trajneri Duro.

Lojë e mirë, por spo vijnë pikët ?

Pikët duhet t’i kishim marrë. Megjithatë, futboll i tillë është, por duhet të pranojmë atë që jep fusha. Shpenzojmë gjithçka, por realisht nuk gjejmë dot golin. Pësojmë një gol shumë të lehtë në fillimin e lojës. Te 11-metërshi duhet të kishim baraspeshë. Nëse nuk shënon gjithçka rëndohet. Do të thoja humbja ishte e pamerituar.

Besoni te Europa siç keni thënë ?

Mundohem të qëndroj me këmbë në tokë. Ishte ndeshja e fundit e fazës së parë, por kemi dhe 3 të tjera pë të luajtur. Jam shumë besim plotë që 3 fazët e tjera do të jemi më të përqëndruar për të marrë rezultat. Do të lëmë diçka nga loja për të marrë rezultat. Jam besimplotë deri në fund dhe do të luftojë. Edhe Luftëtari vajti në Kupat e Europës vjet, kështu që edhe ne e kemi mundësinë këtë vit. Është çështje kohe. Duke filluar që nga ndeshja me Tiranën do të jemi më shumë cinikë. Komplimentoj Skënderbeun për fitoren e sotme.

Gjëndja psikologjike e Plakut, pse nuk është në formë ?

Plaku ka pasur probleme të vogla fizike në kavilje. Që me Laçin u mundua të ishte në lojë por nuk ia doli. U stërvit gjatë kësaj periudhe dhe u rikthye me Flamurtarin. Në futboll vetëm loja e mirë të çon në rezultatet. Pikat e dobëta unë i kam më se të qarta. Është pësimi i lehtë i golave. Kjo ishte koha e pranueshme për të pasur të qartë gjithçka. Në fazat e tjera do të shikojmë një Kamzë krejt tjetër.-tha Duro për "Supersport".


EMISIONET