Duro: Ishim më lart se Partizani, nga ndeshja tjetër luajnë edhe ndaj gjyqtarëve

Duro: Ishim më lart se Partizani, nga ndeshja tjetër luajnë edhe

Kamza është futur në ujëra të turbullta, pasi disfata ndaj Partizanit i ka dërguar në zonën e ftohtë të klasifikimit. Një humbje që nuk është pritur aspak mirë nga tekniku i tyre, Klodian Duro, por pavarësisht kësaj ai shprehet se ka besimin e drejtuesve dhe do të vijojë të jetë në pankinën kamzalie.

Një tjetër humbje, por pa fat.. goditja e Frashërit. Sa i kënaqur jeni?

Realisht mendoj se të gjithë e kuptojnë se kush ishte ekipi që jo vetëm ta barazonte, por edhe ta fitonte atë. Kishte vetëm një ekip në fushë. Si me raste dhe me lojë ishte më lart se Partizani. Ndeshjen e përgatis të luajmë 11 me 11. Duhet të gjej një tjetër vendosje taktike kur luan me më shumë se 11 lojtarë kundërshtar. Isha i sigurt që do të bënim një paraqitje të mirë, pavarësisht gjendjes psikologjike të rënduar. Realisht mendoj se ka shumë gjëra për tu analizuar në studio, sepse unë punën time për përgatitjen e ekipit e kam bërë mirë.

Pretendime për gjyqtarin?

Unë mendoj se duhet ta përgatisim që të luajmë kundër 14 vetave. Sot ishte nga ato raste flagrante që një ekip të marrë atë që duhet në fushë e lojës. Është e vështirë që në këto kushte të marrësh pikë. -tha Duro për "Supersport".


EMISIONET