Duma: Shqipëria i ngjan Kamorrës, videoja e Geron Xhafës maja e infeksionit!

Duma: Shqipëria i ngjan Kamorrës, videoja e Geron Xhafës maja e

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në studion e Ora News, tha se Shqipëria ndodhet në një momentum të historisë të ngjashme me Kamorrën e Italisë së Jugut, duke nënvizuar se tanimë metastazat e krimit kanë kapluar shtetin.

Duma: Jemi përballë një situate e cila është krizë kombëtare. Është në misionin e Partisë Demokratike të tregojë se nuk kemi shtet, ka rënë shteti. Tashmë, grupet kriminale janë në metastazat e veta në krye të institucioneve shqiptare. 

Çdo qytetar që jeton në Shqipëri është i pasigurt për asgjë. Sot çdo qytetar nuk është më i sigurt se në qoftë se i shkon kundër vullnetit të një grupi mafioz, që fillon nga vrasjet e rëndomta në Bllok ku mund të qëndrojë çdo njeri i ndershëm, deri tek ata që gjykohen me gjyqe popullore që kapen me 3 gram hashash dhe shkojnë në burg dhe nuk kapet asnjë kapo dhe asnjë drejtues i organizatave kriminale nuk shkon në burg. 

Po kthehet miti i të fortit pa asnjë vlerë dhe njerëzit sot kanë ulur kokën. Mendojnë brenda tyre për renë e zezë që ka sot vendit dhe nuk arrijnë të kuptojnë se si ka mundësi që kjo metastazë është shtrirë gjithë andej. 

Partia Demokratike sot është një mision edhe historik (nuk është patetike ta them këtë) të tregojë një momentum të keq të historisë të Shqipërisë, që i ngjan Kamorrës së Italisë së Jugut, mafies së jugut, me të cilët ne duhet të tregojmë qartazi se nuk mund të përballemi si një krim ordiner. Kemi të bëjmë me shtetin e inkriminuar. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një video. 

Është maja e një infeksioni, ku njerëzit shikojnë se me cilën fytyrë, cilën pamje vlerëson drejtësia shqiptare. Gjykata shqiptare kishte marrë atë njeri si themeli i çështjes, po nga ana tjetër Agron Xhafa sot është e paditur se ku është. Rezultati është që një i dënuar, siç vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi brenda natës në Itali.

EMISIONET