Duma: Po shkojmë drejt diktaturës

Duma: Po shkojmë drejt diktaturës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Gruda Duma e ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora u shpreh se vendi ynë po shkon drejt diktaturës.

Zheji: Çfarë po ndodh? Si mund të na orientosh analitikisht, por edhe politikisht si e ka emrin ky proces që po ndodh.

Duma: E ka emrin shkuarje drejt diktaturës pa asnjë dyshim. Mënyra se si po sillet qeveria me në krye një kryeregjizor nuk ka dyshim se kush janë këshilltarët, se nga i mrr shembujt, se me kë është në këtë rrugëtim shumë të rrezikshëm që pocon vendin dhe veten e tij, padyshim që kjo do mbetet në përgjegjësinë e tij.

Por vendi është në një trajektore që në pikëpamjen e regjimit është gati diktatoriale, në mos më shumë sepse mjetet në përdorim janë më të sofistikuara sesa në diktaturat primitive. Përpjekja për këtë nuk fshihet më. Ka fytyrën e njerzëve që nuk bëjnë procedurë, nuk kanë formalizma, kanë emra pushteti dhe parash. Shqiptarët sot po shohin cdo ditë një teatër ku institucionet hidhen si topa lecke.


EMISIONET