Zëdhënësja e grupit të Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar “Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se fakti që nuk janë krijuar aktet nënligjore për arsimin e lartë, tregon vështirësitë e ligjit.

Pjesë nga biseda: 

Duma: Ligji nuk po zbatohet dhe vet fakti që ka dy vjet e gjysmë që nuk miratohen aktet nënligjore tregon vështirësinë e zbatimit, pavarësisht vullnetit absolut të qeverisë. Efektet e deri sotme nuk ka asgjë përmbajtësore të arrirë. Nuk është bërë konkurrues universiteti publik. Nuk jemi sot as në situatën ku diploma e universitetit publik rankohet si diploma më atraktive.

Dema: Mos fol ashtu nëse e do universitetin publik.

Duma: Nuk ka sot një rankim të qartë.

Dema: Pse e bëtë vlerësimi kur raporti nuk ekziston.

Duma: Nuk e ka fituar garën në rankim për sa kohë ju nuk e keni futur institucionalisht.



/Ora News.tv/