Deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, duke komentuar zbatimin e reformës në drejtësi, parashtroi pyetjen kur do t'i mbaronte mandati kryeprokurores së përgjithshme, duke shtuar se prokuroria ka vërtetuar akuzat e opozitës se është e kapur.

Duma: Nuk është për t'u lavdëruar zgjedhja e një kryeprokurori pa vetting kur bëjmë vetting në polici. E thamë që ky kryeprokurori i përgjithshëm u krijuar dhe nga ana tjetër u krijuar edhe "çengela" enkas për ta bërë të ligjshëm.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të jemi transparent se kur i mbaron mandati i përkohshëm këtij kryeprokurori, sa shpejt do të ndërtohet institucioni i prokurorit të përgjithshëm me Vetting dhe nga ana tjetër të mos na vërtetohet fatkeqësisht teza që opozita tha që prokurori i përgjithshëm është i kapur saqë arrihet sot që në disa fleta policie dhe prokurorie ndryshohet data e kapjes së protestuesve. Deri kaq poshtë nuk duhet të shkojë.

Në fund fare nuk do ta donim hyrjen në BE, në qoftë se nuk sjell ndryshim për jetën e njerëzve.


/Ora News.tv/