Reperi i njohur, Burim Kursani i njohur si BimBimma duket tepër i egër në pamje të jashtme, por mund të jetë ndër meshkujt romantikë shqiptarë.

Ai ka zbuluar gjestin më romantik që i ka bërë ndonjëherë dashurisë së jetës së tij.

“Kam mbushur komplet korridorin deri tek dhoma e fjetjes e te dhoma e ndjenjes me qirinj, lule e aroma. Femra është krijesa më e butë dhe ka qejf të shohë dicka të tillë nga një mashkulli që ndjen dhe është i obliguar të bëjë gjeste të tilla. Femrat janë sentimentale që i mbajnë mend sende të tilla. Nuk ia kam bërë cdo kujt, por një person në jetë që ia kam bërë dhe vazhdon të mbetet në jetën time”, zbuloi ai për emisionin ‘Tour de Cool’.

Më pas vijoi se ka shkruar dy këngë dedikuar dashurisë. Njëra është për femrën të cilës i ka bërë suprizën romantike, ndërsa tjetra është për shoqen e tij të ngushtë.

/Ora News.tv/