Mendohet se është rreth 6 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Kylie Jenner, milionerja më e vogël në botë ka cmendur ndjekësit e saj me fotografinë ku shfaqet në krah me ‘Dream’, foshnjen e vëllait të saj Rob Kardashian me ish-të dashurën Blac Chyna.

20-vjeçarja duket shumë e qetë teksa mban të porsalindurin në krahë dhe fansat kanë komentuar se mëmësia i shkon shumë.

Fotografia e saj është publikuar nga një faqe e fansave që shkruante: “Prapa në kohë me Dream. Mezi pres të takoj MiniKylie. Dukesh kaq mirë me një fëmijë në krahë.”

Më e vogla e klanit Kardashian dhe Jenner përflitet prej kohësh për një shtatzani me reperin Travis Scott por asgjë nuk është konfirmuar dhe nuk ka dalë asnjëherë publikisht.

Pritet për të parë episodin e rradhës të familjes më të famshme në botë për dukjen e Kylie.

  

/Ora News.tv/