Duke dhënë shpirt merr pjesë në dasmën e vajzës së tij

Ky është momenti i dhimbshëm kur babai "eci" bashkë me vajzën e tij në martesën e saj. Burri ishte i shtrirë një barelë.

Pedro Villarin, 65 vjeç, vuajti nga kanceri i mëlçisë, por ishte dëshira e tij e fundit për të ecur me vajzën e tij, Charlotte gjatë dasmës së saj.

Çifti ndryshoi datën e martesës dy muaj më herët, kur shëndeti i burrit filloi të përkeqësohej për të siguruar që ai të ishte i pranishëm.

Burri luftoi me kancerin përreth një vit, ndërsa ditën e dasmës, familja punësoi ambulancë dhe një infermiere private për ta marrë atë në ceremoninë në qytetin Las Pinas, pjesë e Rajonit Kombëtar të Filipineve të Metro Manilës.

Plani ishte që z. Villarin të shoqëronte vajzën e tij në karrige me rrota, por ai nuk ishte mjaft i fortë, kështu që ata përdorën barelën e ambulancës.

Ai vdiq më 12 gusht, tre ditë pas ceremonisë.

EMISIONET