Një betejë epokale, në fakt është një fjalë që përdoret kur përballë janë dy skuadra gjigande te futbollit, por në këtë rast nuk kemi 2 superskuadra, as yje, por 2 persona që kërkojnë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit per 4 vitet e ardhshme.

Presidenti 16 vjeçar Armand Duka në një cep të ringut dhe ish kryeministri i Shqipërisë dhe aktualisht deputet i PS, Bashkim Fino në anën tjetër. Me datë 6 janar Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit përcaktoi datën 7 shkurt për zhvillimin e asamblesë zgjedhore, aty ku do të vendoset se cili do ta drejtojë institucionin që administron futbollin në Shqipëri.

Nga ai çast u përgatit fushëbeteja dhe tashmë "lufta" ka nisur.

Rreth një javë më parë Armand Duka shpalli zyrtarisht kandidaturën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Masivizimi i sportit, rritja e futbollit tek femijët dhe të rinjtë, përmirësimi i infrastrukturës dhe 2 objektiva kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2020 dhe në Botërorin e vitit 2022, këto janë pikat ku do te bazohet puna e federatës nëse Duka vijon të jetë numri 1 i organizmit që drejton këtë  sport.


4 vjeçari i shkuar ka qënë edhe maja e 4 mandateve që Duka ka perjetuar në krye të FSHF-së.

Kualifikimi i skuadrës tonë përfaqësuese në finalet e Europianit të Francës, ishte një event unikal, që do të mbetet përjetësisht i shkruar me gërma të arta në librat e historisë jo vetëm të futbollit, por të kombit shqiptar.

Skenderbeu preku 2 herë grupet e Ligës së Europës, një arritje e futbollit shqiptar në përgjithësi dhe e klubit korçar në veçanti.

Përfaqësuesja e femrave dhe ajo e 16 vjeçareve u kualifikuan ne "elite round", ndërsa rrugën e kane nisur 2 projekte me ne baze futbollin e femijeve dhe masivizimin, fjala eshte per projektet groë dhe grassroots. Natyrisht nuk mund te anashkalohet ndertimi i 2 stadiumeve "Elbasan Arena" dhe "Loro Boriçi", kuptohet me bashkepunimin e shtetit shqiptar dhe Uefa-s.

Megjithate pavaresisht periudhes se suksesshme ka pasur edhe problematika te ndryshme, kryesisht ne lidhje me kampionatin dhe me menyren se si gjyqtaret kane operuar.


Per here te pare presidenti aktual Duka ka perballe nje rival te denje, dhe per here te pare ne historine futbollit tone nje politikan vendos te garoje per te marre drejtimin e sportit me te dashur per shqiptaret. Bashkim Fino, kryeministri i pajtimit kombetar ne vitin e erret 1997, kerkon tashme te pajtoje 66 klubet dhe shoqatat anetare te federates ta votebesojne ne duelin e 7 Shkurtit.

Privatizimi i klubeve, ndertimi i fushave stervitore dhe akademive dhe me kryesorja ndertimi i 5 stadiumeve ishin disa nga premtimet e Bashkim Finos ne momentin kur shpalli kamdidaturen.

Duket sikur koha ka ndaluar në futbollin shqiptar, fushata elektorale e stilit të zgjedhjeve parlamentare ka nisur dhe sytë e gjithë opinionit sportiv dhe jo vetëm janë përqendruar tek dy garuesit.

7 shkurti do të jetë dita e gjykimit. Do të vijojë "të mbretërojë" Armand Duka, apo politikani Fino do të prekë "topin e futbollit"?

/Ora News.tv/