Duka: Si u fishkëllye Ismail Qemali në Durrës nga boshnjakët

Duka: Si u fishkëllye Ismail Qemali në Durrës nga boshnjakët

Pedagogia e njohur e Historisë, Valentina Duka e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, sqaroi momentet e fundit të Ismail Qemalit përpara se të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.

Duka: Në Durrës, Ismail Qemali nuk arriti ta shpallte pavarësinë për shkak të zhurmës së komunitetit boshnjak. Ndërhyri konsulli austro-hungarez dhe italian. Ismail Qemali nuk kishte mundësi ta shpallte pavarësinë pa marrë mbështetjen e Vjenës dhe të Italisë. Prandaj shkoi në Vjenë, nga Vjena në Itali dhe u mor vesh. Nga Trieste u nis për në Durrës. Ata kishin filluar të negocionin edhe me Perandorinë Osmane që të mos pengohej ky projekt i madh. Por në Durrës, bile u fishkëllye atje kur arriti në mol nga komuniteti boshnjak. U këshillua po nga austro-hungarezët që të shkonte në Vlorë. E para, Vlora ishte e lirë. Të bëjë një punë paraprake djali i vet, i cili ishte komandant xhandarmërie. Kishin marrë masat edhe në shtëpinë e vlorajve. Perandoria Osmane në fillim kishte dhënë urdhër të pengohej. 


EMISIONET